Parashikimi i motit

Moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Nga fundi i ditës në pjesët perëndimore vranësirat do të shtohen. Gjatë natës në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë reshje lokale të borës. Do të fryjë erë e dobët, kryesisht nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -10 deri -2, ndërsa maksimalja prej 4 deri 10 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e matur nga drejtimi jugperëndimor. Gjatë natës do të ketë reshje të borës. temperatura minimale do të zbresë deri -6, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 6 gradë Celsius.

Nën ndikimin e valës së lagësht ajrore, nesër në orët e mbrëmjes në pjesët perëndimore do të ketë reshje të borës. Reshjet do të vazhdojnë edhe të premten, kur do të zgjerohen edhe në pjesët e tjera.

Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë në pjesët perëndimore dhe kudo do të formohet shtresë bore. Shtresë më e vogël e borës do të formohet edhe në pjesët e tjera të vendit, përveç në rrjedhën e poshtme të Vardarit.

Për shkak të temperaturave të ulëta, do të ketë dukuri të ngricës. Do të fryjë erë e përforcuar veriore. Më pas, në ditët në vijim do të përqendrohet moti i ndryshueshëm, i ftohtë dhe me erë me reshje të kohëpaskohshme lokale të borës.

Temperaturat ditore në disa vende do të jenë nën zero.