Në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut temperaturat e mëngjesit nën zero

Në mbarë shtetin sot në mëngjes temperaturat janë nën zero. Më ftohtë është në Berovë ku janë matur -12 gradë Celsius.

Në Petrovec në afërsi të Shkupit, Kriva Pallankës, Manastirit dhe Demir Kapisë janë shënuar -9 gradë Celsius, në Shtip, Tetovë, Prilep, Strumicë dhe Gjevgjeli – 8, në Zajçev Rid – Shkup dhe Kumanovë – 7, në Ohër, Vinicë dhe Pretor -5, në Mavrovë dhe Dojran -4, në Krushevë -3 dhe në Kodrën e Diellit – 2 gradë Celsius.

Për sot është paralajmëruar mot me diell me vranësira të vogla lokale, ndërsa nga fundi i ditës në pjesët perëndimore vranësirat do të rriten. Gjatë natës do të ketë edhe reshje lokale të borës në pjesët perëndimore dhe veriore të shtetit. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10 gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm me temperatura maksimale deri në 6 gradë Celsius.