Parandalohet incident në protestën para klubit bullgar në Ohër

Nëpunësit e policisë parandaluan incident gjatë protestës së sotme për shkak të hapjes së klubit bullgar “Mbreti Borisi i Tretë” në Ohër, kur një grup i protestuesve bëri përpjekje qa ta thyejë kordonin e policisë.

Pjesëmarrësit në protestë brohorisnin “Tatarë” dhe gjuajnë gurë dhe vezë drejt klubit të hapur bullgar.

Protestën e organizoi partia politike E majta, ndërsa është mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja, e cila sot paralajmëroi se në Kuvend do të parashtrojë Ligj për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Shoqata dhe Fondacione, me çka do të parandalohet formimi i ardhshëm i klubeve të këtilla kulturore.

Hapja e klubit shkaktoi reagime në publik, ndërsa disa nga qytetarët deklaruan se nuk janë kundër hapjes së klubeve të këtilla, por kundër emrit të tij.