Nga mesnata shtrenjtohet sërish dizeli, këto janë çmimet e reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,59% në raport me vendimin e datës 5.10.2022.

Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) rritet për 3,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 2,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,024 den/kg dhe do të jetë 51,252 den/kg.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë.

Nga data 8.10.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95   86,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98   89,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 97,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 94,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 51,252 (denarë/kilogram)