Paralajmërimi/ Meta: Do të derdhet gjak për demokraci!

Gjatë një konference për shtyp gjatë ditës së sotme Presidenti Meta ka paralajmëruar se për demokracinë do të derdhet gjak. Ai ka shpjeguar se nuk po bën betejë për veten e tij, por për të gjithë. Ndër të tjera Meta ka shtuar se Rama dhe bandat e tij duan të terrorizojnë popullin.

“Për tonet e presidentit mos u shqetësoni. Presidenti nuk ka dalë këtu për top model. Janë dy institucione garante. Është Presidenti i Republikës dhe populli i Shqipërisë dhe përballë nesh është një bandë ndërkombëtare dhe një bandë lokale që ka marrë përsipër të pastrojë paratë e Ndraghetës. Sa herë ta ftoni presidentin në beteja aty do e keni. Ilir Meta nuk po bën një betejë për veten e tij, po e bën për të gjithë. Gjak i derdhur për demokraci, gjak i derdhur nga Hafzi Nela. Duan që të terrorizojnë popullin. Përgjigja do të jetë një popull i terë ndaj horrave”,- tha Meta ndër të tjera.