Paralajmërimi i Abdixhikut: Do të mbahen përgjegjës të gjithë ata që keqpërdorin pushtetin për interesa të partisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, tha në Kosovën që do të udhëhiqet nga ai, “të gjithë ata njerëz që janë në institucione të Republikës së Kosovës, që janë në shërbim të para-politikës, do të mbahen përgjegjës para ligjit”.

Abdixhiku në emisionin Rubikun në Klan Kosova tha se pushteti është i përkohshëm kurse shteti është i përhershëm.

“Në një Kosovën evropiane, ku do të ketë ligje, e do të ketë drejtësi jo të kapur, të gjithë ata njerëz që atakojnë individë e biznese për interesa të partisë në pushtet, do të mbahen përgjegjës para ligjit”, tha Abdixhiku.

“Ta mendojnë pak të ardhmen e vet, pushtetet shkojnë e vijnë. Një Kosovë evropiane do të mbajë përgjegjës të gjithë. Le ta marrin si të donë. Kjo është rruga e re që ne do të ndjekim”, ka shtuar ai. /Klankosova.tv