Paradite reshje lokale të shiut, pasdite diell! Parashikimi i motit për Maqedoninë e Veriut

Moti sot gjatë paradites do të jetë pjesërisht i vranët dhe me reshje lokale të shiut, përcjell TV21. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen dhe do të mbizotërojë mot me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor.

Temperatura minimale do të bie në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë 25 gradë Celsius.

Në Shkup pritet mot i ngjashëm, me diell dhe vranësira lokale. Temperatura minimale pritet të jetë 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë 22 gradë Celsius.