Paraburgim për të riun nga Tetova, tek i cili u gjetën armë dhe municion

Nga Gjykata Themelore në Tetovë njoftojnë se janë caktuar 30 ditë paraburgim për 27-vjeçarin R.L. nga Poroii i Tetovë pasi tek i njëjti gjatë ditës së djeshme policia ka gjetur armë dhe municione, përcjell TV21. Nga Gjykata theksojnë se janë marrë në bisedë edhe dy persona tjerë të cilët gjatë bastisjes kanë sulmuar zyrtarë të policisë.

“Tridhjetë ditë paraburgim për 27-vjeçari R.L. nga Poroji i Tetovës të cilit sot (22-janar) ka caktuar gjykatësi në procedurë paraprake të Gjykatës Themelore Tetovë. Gjithashtu janë siguruar edhe dy personat familjarë të personit R.L. të cilët dyshohet se gjatë bastisjes ditën e djeshme kanë sulmuar zyrtarin policorë të SPB Tetovë dhe momentalisht është duke u kryer bisedë zyrtare me ta”, theksojnë nga Gjykata Themelore Penale.

27-vjeçari pritet të dërgohet dhenë burgun e Shkupit për të vuajtur paraburgimin.