Paraburgim për të riun nga Gostivari që grabiti një grua

Me kërkesë të Prokurorisë dhe me vendim të Gjykatës, 19-vjeçari me iniciale A.M. nga Gostivari ka përfunduar në paraburgim 30 ditorë në burgun e Shutkës në Shkup, përcjell TV21. I njëjti dyshohet se ka grabitur një grua nga Gostivari.

“A.M. është privuar nga liria për shkak të dyshimit se me datë 24 të muajit të kaluar rreth orës 20:50, në një objekt banesor në Gostivar, ka sulmuar fizikisht 45-vjeçaren H.B. nga Gostivari dhe duke e kërcënuar me një send të mprehtë, ka tentuar t’ia marrë çantën”, thonë nga SPB-Tetovë.