Dy gra nga Kumanova dhe pesë punonjës banke janë kallëzuar penalisht nën dyshimin për mashtrim, keqpërdorim të të dhënave personale dhe të pozitës zyrtare.
Sipas policisë, nga janari deri në korrik 2026, njëra nga gratë dyshohet se ka përdorur të dhënat personale të qytetarëve në 18 raste për të marrë kredi të shpejta pa pëlqimin e tyre. Paratë, në vlerë prej 12.221.500 denarësh, dyshohet se i kanë përvetësuar dy gratë, ndërsa pesë bankierët dyshohet se ua kanë mundësuar realizimin e skemës.





