Paraburgim për pjesëmarrësit në protestat në Tetovë, Ahmedi hyn në grevë urie

Tetë ditë paraburgim është shqiptuar për pesë pjesëmarrës në protestat e ditës së premte në Tetovë lidhur me tragjedinë e rëndë të 8 shtatorit ku në spitalin modular të Tetovës u dogjën 14 veta.

Pesë personat ngarkohen me akuzën për pjesëmarrje në turmë dhe sulm ndaj personit zyrtar,gjegjësisht policisë. Mes tyre është Blerim Ahmedi nga Kërçova, i njohur si organizator i shumë protestave për drejtësi. Ai përmes avokatit të tij ka njoftuar se ka hyrë në grevë urie, për të shprehur padrejtësinë lidhur me ndalimin e tij nga policia.

Prokuroria ka njoftuar se po zhvillon hetime lidhur me tragjedinë që ndodhi në Tetovë, ku janë të kyçur edhe hetues gjerman. (INA)