Paraburgim për infektologun nga Gostivari që falsifikoi teste PCR

Prokuroria Publike e Gostivarit ka hapur rast për mjekun nga Çegrani, nën dyshimin se ka kryer veprën penale – keqpëdorim të pozitës dhe autorizimi zyrtar duke falsifikuar teste PCR.

Siç njoftojnë nga Prokuroria, i dyshuari në dy raste përgjatë muajit ka falsifikuar teste PCR.

“I dyshuari në dy raste gjatë muajit e ka keqpërdorur pozitën e vet si person specialist – infektolog në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Ferid Murat” në Gostivar. Më pas, edhe pse në laboratorin që është theksuar nuk janë kryer teste PCR, i dyshuari në dy pacienteve u ka arrë strisho nga hunda dhe goja, dhe për një kompensim të caktuar parash, u ka dhënë raport të rrejshëm për test PCR negativ në virusin SARS-CoV-2, me qëllim të udhëtojnë jashtë shtetit. Në dy raste ai e ka keqpërdorur faksimilen zyrtare”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Prokurorisë, transmeton TV21.

Më 7 mars, njëra paciente ka paguar 50 euro, ndërkaq tjetra më 9 mars ka paguar 1.500 denarë.

Prokuroria gjithashtu njofton, se ndaj infektologut do të shqiptohet edhe paraburgim, nën bazën se mund të arratiset dhe ta përsërisë veprën.

Përndryshe, infektologu është arrestuar dje nga policia./TV21