Para turneut botëror me albumin “Future Nostalgia”, Dua Lipa fotografohet në Miami

Ylli 26-vjeçar i pop-it kishte veshur një këmishë fanelle ngjyrë gri së bashku me tuta me ngjyrë të zezë teksa largohej nga hoteli “Setai”, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja fituese e “Grammy-t” e kompletoi look-un e saj sportiv me tuta me një çantë me ngjyrë të zezë. Dua i kishte tërhequr flokët e saj të gjatë pas koke teksa i mbante  në vend me një kapëse.

Këngëtarja e “New Rules” e la bukurinë e saj natyrale të shkëlqejë pa grim derisa vendosur kishte edhe aksesorë me vathë të mëdhenj argjendi në formë harku.

Dua në titullin e albumit të saj të dytë “Future Nostalgia” e deklaroi veten një ‘femër alfa’ dhe i ka jetuar titullit të guximshëm.

Ndryshe, këngëtarja fitoi të martën çmimin “BRITS” për “Artistin më të mirë Pop dhe R&B” gjatë një ceremonie çmimesh në “The O2 Arena” në Londër.

Dua e pranoi çmimin në një video-mesazh të përgatitur në të cilin falënderoi ekipin dhe fansat e saj pas fitores.

“Future Nostalgia” në mars 2021 fitoi çmimin “Grammy” për “Albumin më të mirë vokal pop” dhe kënga e saj kryesore “Don’t Start Now” arriti sukses komercial dhe kritik, duke përfshirë nominimet për “Grammy” për “Rekordin e Vitit”, “Këngën e Vitit” dhe “Performancën më të Mirë Solo Pop”.

Dua fillimisht njoftoi turneun “Future Nostalgia Tour” në dhjetor 2019, por ai u shty disa herë për shkak të pandemisë së vazhdueshme COVID-19.

Turneu është planifikuar të fillojë të mërkurën(sot) në Miami dhe do të përfundojë në nëntor në Perth, Australi.

“Future Nostalgia” po prodhohet nga “Ceremony London”, i promovuar nga “Live Nation” dhe i sponsorizuar nga “Truly Hard Seltzer”.

Megan Thee Stallion, Griff, Tove Lo, Angèle, Caroline Polachek dhe Lolo Zouaï do të shërbejnë si akte mbështetëse në turne.