Para takimit me Vuçiqin, Kurti takohet me Ali Ahmetin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi në Ohër Ali Ahmetin, kryetar i partisë shqiptare në Maqedoni të Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim.

Dy zyrtarët biseduan në prag të takimit të Kurtit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Asnjëri prej tyre nuk u deklarua për media.