Më në fund është zbuluar arsyeja pse trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e puth gishtin e unazës para fundit të çdo pjese të parë të ndeshjeve.
Pavarësisht lëndimeve që kërcënuan të prishnin sezonin e tyre, Arsenali ka performuar mirë deri më tani në Ligën Premier, duke fituar tri nga katër ndeshjet e tyre, duke përfshirë udhëtimin e tyre në stadiumin Tottenham Hotspur gjatë derbit të Londrës së Veriut.
Teksa ndjekin ndeshjet e Arsenalit këtë sezon, disa tifozë kanë vënë re se para çdo fund pjese të parë, trajneri Arteta puth gishtin e unazës.
Dhe tani, më në fund është zbuluar arsyeja e ritualit të spanjollit.
Arteta ka një tatuazh të shkronjës së parë të emrit të gruas së tij të tatuazhuar në gishtin e unazës dhe para secilës pjesë të lojës së tij, ai e puth atë si një bestytni dhe për t’i bërë të ditur gruas së tij se po mendon për të.
Lorena Bernal, një ish-fituese e Miss Spanjës, e cila tani punon si trajnere e fitnesit dhe aktore, u martua me Artetën në vitin 2010, pas gjashtë vitesh lidhje.
Çifti ka tre fëmijë së bashku, Gabriel, i lindur në 2009, Daniel, i lindur në 2012 dhe fëmijën e tyre të tretë, Oliver, i cili lindi në 2015.