‘Para se të gjykosh, sigurohu që ti je perfekt’, vjen një tjetër reagim nga vëllai i Donaldit, Romeo

Komente nga më të ndryshmet, reagime të shumta ka bërë që pothuajse të gjithë të përfshihen në historinë personale të tri personazheve publike, shkruan lajmi.net.

Një lidhje të re dashurie lindi së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP mes aktorit, Donald Veshja dhe këngëtares, Beatrix Ramosaj e që po përcillet me kritika, kjo për shkak të një historie tjetër të pa mbyllur që Veshaj kishte me prezantuesen e famshme shqiptare, Bora Zemani.

Për gjithë ngjarjen ka ardhur një reagim edhe nga vëllai binjak i aktorit, Romeo Veshja, i cili ka bërë një postim në InstaStory, e që dukej se ishte reagim për ngjarjet e fundit në BBV.

“Para se të më gjykosh mua, sigurohu që ti je perfekt”, thuhej në një postim që ka bërë aktori.

Romeo në spektaklin e së martes e ka surprizuar Donaldin me një letër.