Para mesnatës s’ka naftë, pas 00:00 rezervuaret përplot

Disa orë para rritjes së çmimit të dërivateve të naftës, pompat e benzinës ishin të vërshuara nga qytetarë të cilët prisnin radhë për të mbushur derivate të naftës.

Disa pompa të benzinës nuk kishte dizel.

Të paktën ashtu thonin të punësuarit.

Por një qytetarë për Klan Maqedoni rrëfen se gjysmë ore para mesnatës, para se të shtrenjtohen derivatet e naftës nuk mundi të mbush rezervuarin pasi i kishin thënë se është harxhuar, por pas orës 12 kur benzina u rrit për 10 denarë qytetari në po të njëtën pompë mbushi naftë.

Kishte edhe prej tyre të cilët mbushnin edhe fuçi për të kursyer ndonjë denarë.

Për dallim nga mbrëmë kur pompat e benzinës ishin të vërshuara nga qytetarë të cilët prisnin radhë për të mbushur rezervoaret e tyre, sot kemi një pasqyrë tjetër. Fluksi i qytetarëve të cilët vizitojnë pompat e benzinës është i vogël ndërkaq çmimi e derivateve të naftës është rritur për 10 denarë.

Burime të Klan Maqedoni bëjnë me dije se janë konstatuar shkelje të vogla nëper disa pompa të benzines, gjegjësisht shkelje nga disa kompani më të vogla që merren me shitjen e derivateve. Por nga Inspektorati i Tregut e thonë të kundërtën. Ka pasur ankesa të shumta nga ana e qytetarëve se nuk mund të furnizohen me derivate por ata thonë se në terren nuk kanë konstatur asnjë parregullësi apo shkelje.

ALEKSANDRA KOTELLI – INSPEKTORATI I TREGUT

Kontrrolet po vazhdojnë bëhet fjalë për një numër të madh të pompave të benzinës. Deri më tani nuk janë konstatuar parregullësi apo shkelje në pompat e benzinës. Megjithatë në qoftë se konstatohen të gjitha shkeljet do të bëhen publike. Në lidhje me mungesën e derivateve kemi konstatuar që vetëm për një moment nuk ka pasur derivate por pas pak çastets rezervuaret janë mbushur. 

Çmimi i ri do të jetë 85,5 denarë apo 1.38 euro ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri 83,5 denarë apo 1.35 euro. Benzina u rrit për 5,5 denarë, kurse çmimi i ri i mazutit është 54,3 denarë, që është një rritje prej rreth 5 denarë.

EUROSUPER BS – 95 89.50 (den/litër) apo 1.45 euro

EUROSUPER BS – 98 91,50 (den/litër) apo 1.48 euro

EURODIESEL BS (DE V) 85.50 (den/litër) apo 1.38

Vaj për djegie ekstra i lehtë 1 (EL-1) 83.50 (den/litër) apo 1.35 euro

KlanMacedonia/