Para disa ditësh i tha mirënjohje për sport, Ahmeti tregon se Cima ishte edhe profesor i Edukatës Fizike

Ai ka treguar se Cima para se të ishte aktor, ishte profesor i Edukatës Fizike në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

“Para disa jave kisha kënaqësinë ti ndaj mirënjohje Profes për vepër jetësore në sport. Po, po sport. Para se të ishte Cima i ekraneve tona, profa ishte profesor i Edukatës Fizike edhe në shkollen time Xhevdet Doda. Fjalimin e pati të shkurtë e të sinqertë. I kishte lënë përshtypje shumë vlerësimi jonë edhe pse ishte vec një copë letër”, ka shkruar Ahmeti.

“Covidi po merr jetë cdo ditë. Shpesh po i lexojmë vetëm si numra, por lajmi i sotëm na përkujton se sa afër e kemi virusin, sa i rrezikshem është dhe se nuk fal. Sigurt se mesazhi i profes do ishte të kemi kujdes më shumë”, ka shkruar Shpend Ahmeti.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Para disa jave kisha kënaqësinë ti ndaj mirënjohje Profes për vepër jetësore në sport. Po, po sport. Para se të ishte Cima i ekraneve tona, profa ishte profesor i Edukatës Fizike edhe në shkollen time Xhevdet Doda. Fjalimin e pati të shkurtë e të sinqertë. I kishte lënë përshtypje shumë vlerësimi jonë edhe pse ishte vec një copë letër.

Sikurse humori i tij dhe Lecit të ndjerë e Qumilit në Treshi Përsheshi nuk hezitonte që në mënyren më brutale ta thotë realitetin. Shok i babit, kojshi, profesor e familjar i shokëve të tij. E njofta nga shumë kënde, por ishte i njejti.

Covidi po merr jetë cdo ditë. Shpesh po i lexojmë vetëm si numra, por lajmi i sotëm na përkujton se sa afër e kemi virusin, sa i rrezikshem është dhe se nuk fal. Sigurt se mesazhi i profes do ishte të kemi kujdes më shumë.

Falemnderit Prof. Rasim për kontributin në arsim! Falemnderit për të qeshurat si Cima! Falemnderit për optizmin shumë të nevojshëm që e ofrove në vitet më të vështira.

Ngushëllime familjes e i lehtë i qoftë dheu!.