Papa Françesku shpërthen në lot teksa lutet për Ukrainën

Papa Françesku shpërtheu në lot ditën e sotme teksa
përmendi vuajtjet e ukrainasve gjatë një lutjeje
tradicionale në shkallët spanjolle të Romës.
Zëri i papës filloi të dridhej teksa përmendi ukrainasit
dhe iu desh të ndalonte, pa mundur të fliste, për rreth
30 sekonda ndërsa koka i dridhej.
Ai nisi sërish lutjen pas atij çasti, por zëri i tij nuk ishte
mëi njëjtë.