Fansi i flaktë i Dafina Zeqirit, bën tatuazh fytyrën e saj në trup

Qysh nga fillimet e para të karrierës e edhe sot, Dafina Zeqiri rreth vetes ka mbledhur një numër të madh të fansave.

Një prej tyre madje qenka fans i flaktë i saj pasi ka vendosur që ta bëjë tatuazh në trup, fytyrën e këngëtares.

Ishte Dafina ajo e cila e emocionuar e ka ndarë fotografinë në Instagram.

“Ohhhh… unë kam supet e tua përgjithmonë”, ka qenë reagimi i Dafinës kundrejt fansit të saj.