Drejtori sportiv i Milanit, Paolo Maldini, po e konsideron si të pashitshëm sulmuesin e tyre, Rafael Leao.
Portugezi shkëlqeu këtë sezon me “Rossonerët”, për çka ngjalli interesimin e shumë skuadrave evropiane për të.
PSG dhe Real Madridi ishin më të zëshme për lojtarin i cili ka kontratë deri në vitin 2024 me “kuqezinjtë”.
Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e lojtarit.