Një pankartë e madhe kundër presidentit amerikan, Donald Trump është vendosur në një zonë qendrore të Teheranit, duke paraqitur atë brenda një arkivoli.
Në imazh shfaqen gjithashtu arkivolet simbolike të bashkëshortes dhe fëmijëve të tij, të mbuluara me flamuj amerikanë.
Vendosja e pankartës vjen në një periudhë të tensioneve të larta mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, ndërsa retorika mes dy vendeve është përshkallëzuar.
Trump ka deklaruar se sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë derisa ai të vendosë t’i ndalë ato.
Ai gjithashtu ka kërcënuar se SHBA-ja mund të godasë infrastrukturën energjetike të Iranit, përfshirë centralet elektrike, nëse Teherani nuk pranon të hyjë në negociata.
Autoritetet iraniane dhe mediat pranë tyre kanë përdorur shpesh imazhe dhe pankarta kundër udhëheqësve amerikanë dhe izraelitë gjatë periudhave të përplasjeve politike dhe ushtarake me Perëndimin.



