“Panik nuk ka as në Ukrainë, s’duhet të ketë as në Maqedoni – ka mallra mjaftueshëm”

Drejtori i Agjencisë për Rezerva të Mallrave, Resi Abduramani në një intervistë për 10Minuta në TV21, ka apeluar deri te qytetarët e Maqedonisë së Veriut që mos të krijojnë panik sa i takon rezervave të mallrave të produkteve ushqimore.

Ai siguron se ka mjaftueshëm rezerva ushqimore dhe se një panik e ngjashme u krijua edhe gjatë pandemisë së Kovid-19, por atëherë qytetarët edhe pse i mbajtën për disa javë – muaj rezervat, sërish u bindën se ka produkte ushqimore mjaftueshëm.

“Nuk ka hapësirë për shqetësim, rezerva të produkteve ushqimore elementare ka edhe sektori privat”.

“Panik pati edhe gjatë pandemisë së Kovid-19. Qytetarët edhe atëherë iu vërsulën shitoreve, i mbajtën disa javë dhe e panë se ka mallra mjaftueshëm”./TV21