Pamje të mahnitshme nga festa e Argjentinës mbrëmë në Buenos Aires

Xhirimet me dron kanë shfaqur dhjeta mijëra tifozë që janë mbledhur në qendrën e Buenos Aires për të festuar triumfin në Botëror të Argjentinës

Argjentina është në qiellin e nëntë pasi që skuadra e tyre arriti që ta mposhtë Francën në penallti për ta fituar Botërorin pas 36 viteve. Një dron ka xhiruar shkallën e festimeve atje pasi ka përfunduar ndeshja.

Lionel Messi me në fund do ta këtë edhe trofeun që i ka munguar, atë të Botërorit, pasi që nuk arriti ta fitonte atë më 2014.

Ishte titulli i parë i Albiceleste pas 36 viteve agoni.

Tifozët tani do të presin heronjtë e vendit të tyre për të festuar trofeun me një paradë. /GazetaExpress/