Pamje që tregojnë një numër të madh ndërtesash të shkatërruara në kampin e refugjatëve në Gaza

Një numër i madh ndërtesash në një kamp refugjatësh në Gazën veriore janë shkatërruar nga sulmet izraelite.

Sipas mediave të huaja, civilëve u ishte thënë të largoheshin nga zona dhe të shkonin në jug të Gazës përpara sulmeve.

Më shumë se 1,400 njerëz në Izrael u vranë në sulmet e Hamasit pak më shumë se një javë më parë.

Dhe gati 2700 njerëz në Gaza janë vrarë nga bombardimet hakmarrëse të Izraelit.

Në pamjet e marra të shtunën, njerëzit mund të shihen duke ecur nëpër rrënojat në Jabalia.