Pamje nga aksioni në veri, ku u zbulua laboratori i drogës

Policia e Kosovës në bashkëpunim me me Doganën, gjatë ditës së sotme kanë shkatërruar dy laboratorë të drogës, një në veri të Kosovës dhe një në Ferizaj.

Në afërsi të kufirit me Serbinë, në vendin Izvor, në veri të Kosovës, policia zbuloi laboratorin e kultivimit të marihuanës me mbi 10,000 fije bimë të gatshme për t’u shitur ilegalisht në treg, njoftoi ministri Sveçla.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se gjatë këtij aksioni, zyrtarët e Policisë dhe Doganës janë gjuajtur me armë zjarri.

Telegrafi ka arritur të sigurojë disa pamje brenda laboratorit të sofistikuar të drogës.

Siç shihet laboratori i kishte të gjitha kushtet për rritjen e bimëve të kanabisit të cilat do të hidheshin në treg sapo të ishin gati.

Ekspertët thonë se droga e rritur në mënyrë laboratorike ka më shumë vlerë në treg se bimët që rriten në mënyrë natyrale.