Pamje drithëruese, ukrainasit strehohen nën urën e shkatërruar gjatë përpjekjeve për evakuim

Agjencia e lajmeve Associated Press ka publikuar fotografi të ukrainasve nën një urë të shkatërruar në afërsi të Kievit në përpjekjet për t’u larguar nga lufta.

Rusia është pajtuar që të ndalë bombardimet në dy qytete në jug të Ukrainës për ta mundësuar evakuimin e popullatës por sipas autoriteteve ukrainase ushtria ruse s’e ka respektuar vendimin.

Mariupoli qyteti port është bombarduar fuqishëm ditëve të fundit nga forcat ruse.