Palmer: Vizioni i ShBA-së është Ballkani Perëndimor

Ka filluar Forumi i Prespës për Dialog me temë: “Ballkani Perëndimor: Pjesa që mungon për të qenë Evropa e plotë”.

Përfaqësuesi special i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer gjatë fjalimit të tij tha se vizioni i ShBA-së është Ballkani Perëndimor.

“Ky vizion i përbashkët është vizioni ynë. Nuk duhet ta rrezikojmë këtë qëllim, krahas vizionit tonë të përbashkët. Duhet të ushtrojmë presion të brendshëm dhe ne duhet të ushtrojmë presion të brendshëm dhe shtypje te liderët e rajonit që të realizojnë potencialet e tyre”, tha Palmer, raporton TV21

Në thelb të këtij Forumi janë tre shtylla:

Marrëveshja e Ohrit,
Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe
Marrëveshja e Prespës.