Palmer: Jemi të zhgënjyer që Shkupi dhe Tirana nuk kanë filluar negociatat

Ne jemi të zhgënjyer që çështja e hapjes së konferencave të para ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nuk është zgjidhur pavarësisht edhe përkundër zgjidhjeve të arsyeshme të presidencës portugeze dhe partnerëve të fortë evropianë”, deklaroi Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA-së për Çështje Evropiane Matthew Palmer.

Palmer nënvizoi se kjo gjithashtu ndikon në investimet e SHBA-së dhe BE-së në rajon dhe kontribuon në rritjen e skepticizmit në vetë rajonin. /SHENJA