Pak mbi Gjykatën Kushtetuese

Shkruan: Qenan Aliu

Gjykata Kushtetuese e RMV si rezultat i jo konzistetncës nuk ka reputacion dhe besueshmëri të mjaftueshme në opinion. Ka rastisur që ky institucion jo më shumë se brenda një muaji të ketë ndryshuar mendimin dhe vendimin e tyre për çështje të njëjtë.
Thuhet se punojnë në kushte dhe ambient luksoz, gjyqtarë me paga mujore të majme por skajshmërisht me PAK punë vjetore.
Kjo gjykatë thuaja se është e vetmja në rajon që punon sipas Rregullores për punën e saj të miratuar në vitin 1992 nga vetë gjyqtarët. Pra vendi nuk ka të miratuar Ligj për Gjykatën Kushtetuese. Gjykata nga pavarësimi i vendit ka ekskluzivisht këto kompetenca;- Vlerëson kushtetutshmërinë e ligjeve dhe (akteve të përgjithshme/nën akteve ligjore) me kushtetutën dhe konstaton shkeljen e Lirive dhe të Drejtave të njeriut, si dhe vlerëson ndeshjen e kompetencave ndërmjet organeve të pushtetit shtetëror dhe Njësive të Vetëqeverisjeve Lokale.
Pra dekadën e fundit shpërfaqet si trupi më byrokratik e cila punon sipas një dinamike të paraparë por aq sa dëshiron vetë.Këta gjyqtarë kanë të drejtë dhe obligim që të nrejnë iniciativa edhe sipas DETYRËS ZYRTARE, por këtë obligim e kanë realizuar vetëm sa numri i gishtave në duar që nga themelimi i saj pas pavarësimit të vendit. Mbase iniciativë deri tek kjo gjykatë sipas rregullores ka të drejtë të inicojë çdo qytetar,person juridik, organ, agjencion etj.
Dorën në zemër, përbërjet e kësaj gjykate nga themelimi e këndej kanë pasur dhe kanë aktualisht gjyqtarë me dije, kredibilitet dhe dinjitet. Por fatkeqësisht në disa përbërje kanë liferuar gjyqtarë me begraund të politizuar e partizuar,madje edhe të tjerë që fare nuk duhet ta kenë vendin atje.
Është koha e fundit për tu përvjelur që kjo gjykatë të jetë me kredibilitet meritor, të punoj me Ligj për punën e saj dhe me kompetenca të zgjeruara si në shumë vende të rajonit dhe më gjërë.
Gjykata Kushtetuese është AUTORITETI PËRFUNDIMTAR që e jep fjalën e fundit për konstatimin e cenimit të kushtetutës dhe ligjeve dhe është rojtari i kushtetutës. Andaj nevojitet reformimi dhe redizajnimi i fushëveprimit të saj.