Pak investime në Maqedoninë e V. përgjatë dekadave të pavarësisë

Maqedonia e Veriut më 8 shtator shënon 31-vjetorin e pavarësisë si shtet. Pavarësinë e fitoi përmes një referendumi ku qytetarët e Maqedonisë së Veriut u deklaruan se janë për shkëputje nga ish-Federata e Jugosllavisë.

Përgjatë këtyre tri dekadave, nga strukturat udhëheqëse është premtuar shumë, por janë të pakta projektet kapitale të realizuara në energjetikë dhe infrastrukturë.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka pranuar se shteti do të paguajë një kosto të lartë si pasojë e mungesës së investimeve serioze në sektorin e energjetikës gjatë tri dekadave të pavarësisë së shtetit.

“Në Maqedoninë e Veriut nuk është investuar në kapacitete të mëdha energjetike që nga pavarësia e saj. Është investuar në mullinjtë me erë për prodhimin e 36 megavateve dhe në një hidrocentral, i cili si edhe të tjerët për momentin shfrytëzohet jo me kapacitetin e plotë për shkak se akumulimi ujit është nën 50 për qind”, ka deklaruar Kovaçevski.

Rënie e prodhimit të energjisë elektrike

Për dy dekada e gjysmë, ndërtohen 200 kilometra autostradë

Premtimi për tramvaje në Shkup

Ndërtimi i Qendrës Klinike, premtim qe një dekadë