Pajtohen Luizi e Kiara, “rrjedhin” puthjet e përqafimet mes tyre

Luizi dhe Kiara i kanë dhënë fund mosmarrëveshjeve të tyre brenda shtëpisë së BBVA.

Ata kanë arritur të gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe më në fund janë pajtuar, shkruan lajmi.net.

Para pak minutash, ata i kanë dhuruar puthje dhe përqafime mes njëri tjetrit.

Krisja e tyre kishte nisur javën e kaluar, kur përgjatë një sfide të “Vellaut të Madh”, Luizi e kishte ndaluar fizikisht Kiarën për të dalë nga një hapësirë e ngushtë e shtëpisë në tentim për t’ia prishur lojën, e kjo kishte shkaktuar reagime të mëdha dhe akuza për “përdorim të forcës”. /Lajmi.net/