Pagoi 1.000 euro për veturë nga jashtë, por tetovari mbeti pa para dhe pa automjet

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër A.L. (46) nga Shkupi për veprën penale “mashtrim”, si dhe kundër J.A. (34) nga fshati Opajë i komunës së Likovës për “bashkëkryerje”, pas dyshimeve se kanë mashtruar një qytetar nga rrethina e Tetovës lidhur me transportimin e një automjeti nga jashtë vendit.

Sipas policisë, më 7 korrik 2025, viktima kishte realizuar pagesë prej 1.000 eurosh përmes transferit të shpejtë të parave, me marrëveshje që të denoncuarit t’i sillnin një automjet nga një shtet i huaj. Megjithatë, deri në momentin e paraqitjes së rastit në polici, transporti nuk ishte realizuar dhe automjeti nuk ishte dorëzuar.