Paga mesatare në rajon – RMV-ja në fund të listës

S`KA TË DHËNA TË VEÇANTA PËR PAGAT NË SEKTORIN PRIVAT DHE ATË PUBLIK

Enti Shtetëror për Statistika njoftoi se në Mars, paga mesatare ka qenë 31.080 denarë. Është e qartë se rritja prej 1.241 denarëve në krahasim me mesataren e Shkurtit është si rezultat I rritjes së pagës minimale. Portali “Pari” ka bërë një analizë, nëse me pagën mesatare prej 500 eurove, kemi arritur te mesatarja e vendeve të ish-federatës jugosllave, duke marrë parasysh se dekadave të kaluara, Maqedonia sipas rangimeve ka qenë në vendet e fundit raporton KlanM.

Sipas portalit “Pari”, të dhënat statistikore të vendeve të rajonit thonë se pagat në Maqedoninë e Veriut edhe më tej gjenden në fundin e tabelës. Në këtë tabelë, sipas portalit, janë marrë të dhëna për Shkurtin apo Marsin, për shkak se të gjitha vendet ende nuk I kanë publikuar të dhënat e muajve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare statistikore që I ka publikuar portal “Pari” mund të shihet se Maqedonia e Veriut, paga më të larta mesatare ka vetëm nga Kosova

PAGA MESATARE

MAQEDONI E VERIUT 505 eu

SERBI 600 eu

MALI I ZI 704 eu

KROACI 1.010 eu

SLLOVENI 1.240 eu

B e H 558 eu

KOSOVË 416 eu

Të dhënat tregojnë se, krahas rritjes së pagës minimale në Maqedoninë e Veriut, rritja më e madhe e mesatares së pagave është shënuar në Mal të Zi me 33.8%, Serbia me 13.4% kurse vendi ynë me 10.1%.

Analiza e portalit thotë se të gjitha vendet e rajonit kanë të dhëna të vecanta për pagat mesatare në sektorin privat dhe publik. Enti Shtetëror për Statistika nuk ofron të dhëna se sa është paga mesatare në sektorin privat e sa në atë publik. /KlanMacedonia/