Padi penale për Lila Filipovskën, nuk ka paraqitur tatim ndërsa ka marrë 260.000 euro

Policia Financiare ka dorëzuar padi penale deri te Prokuroria Publike kundër Lila Filipovskës për fshehje të tatimit. Filipovska ngarkohet se tre herë ka marrë para me vlerë të përgjithshme prej 260 mijë eurove.

Paratë janë paguar nga kompania “Dan Mak” në bazë të nënshkrimit të marrëveshjes për përgatitje të projektit për asociacionin internacional për mbrojtje e të drejtave të njeriut.

Padia penale e Policisë Financiare vjen pasi që deri tek ata është dorëzuar denoncim nga Shoqata për Ndërtim dhe Inxhinieri “Dan Mak” Shkup dhe personat E.N. dhe D.N. Pronarëve të ndërmarrjes Filipovska u ka premtuar se me kontributin në projektin për asociacionin internacional për mbrojtje e të drejtave të njeriut, do t’u sigurojë donacione në vlerë prej 3.5 milionë euro.