Padi penale kundër kryetari të Bogovinës, Albon Xhemaili

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë ka ngritur padi penale ndaj kryetarit të Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili për dyshimet se ka kryer vepër penale “punë të papërgjegjshme”. Sipas njoftimit zyrtare të policisë padi penale është ngritur edhe ndaj personit juridik nga fshati Bogovinë, në pronësi të personit fizik me inicialet A.M. për veprën “ ndërtim pa leje”. Të dy akuzohen se kanë filluar punimet për ndërtimin e ujësjellësit edhe pse nuk kanë siguruar dokumentacionin e nevojshëm.

“Në rolin e kryetarit të Komunës së Bogovinës ka vepruar në mënyrë të papërgjegjshme në kryerjen e detyrës zyrtare dhe në kundërshtim me ligjin ka mundësuar fillimin e punimeve për ndërtimin e ujësjellësit, pa siguruar dokumentacionin e nevojshëm dhe lejen për fillim të ndërtimit. I njëjti paraprakisht në emër të Komunës, përmes Ndërmarrjes Komunale Publike, ka udhëzuar që të angazhohet operator ekonomik, i cili edhe pse ka qenë i informuar se për punime të tilla nuk ka leje të siguruar, e ka pranuar angazhimin dhe ka filluar me punimet.”

Ndërkaq policia vazhdon të jetë në terren, pavarësisht faktit se banorët e dy fshatrave Siniçanë dhe Urviq thonë se kanë arritur gjuhë të përbashkët për furnizimin e përkohshëm me ujë të pijshëm. Përfaqësuesi i Komunës së Bogovinës ka dorëzuar në Qeveri kërkesat e banorëve, duke kërkuar një takim të ardhshëm në ekzekutiv brenda kësaj jave. Përveç kërkesave tashmë të njohura, banorët e Urviqit kërkojnë edhe rikonstruimin e gypit ekzistues për furnizim të tyre me ujë.

“Pas rikonstruimit të rrjetit tjetër ekzistueset të vendbanimit Siniçan, një gyp që ata e shfrytëzojnë për ujë del nga kanali që furnizon liqenin e Mavrovës, kërkojnë që një gyp të ngelë për banorët e Urviqit për vaditje të fushave të tyre. 02:57 Banorët e Siniçanit kërkesë primare kanë që të largohet policia. Kërkojnë që sa më shpejt të bëhet projekti tjetër , që në të ardhmen të furnizohen në mënyrë afatgjatë, . 03:29 Kërkojnë që t’u ndihmohet për riparimin e rrjetit ekzistues të tubacioneve, nga kanali ku marrin ujë e deri në rezervuarin e tyre- deklaroi Besir Myftari- Komuna e Bogovinës

Ndërkohë pak ditë më parë ndaj kryetarit të Komunës së Bogovinë u ngrit edhe një tjetër padi penale për vetgjyqësi.