Pacolli rikujton aksidentin e para 40 vjetëve: Luftova një kohë të gjatë për jetën

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka rikujtuar vitin 1980 kur ishte përfshirë në një aksident të rëndë trafiku.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka treguar se pas këtij aksidenti kishte luftuar për një kohë të gjatë për jetën.

“Në vitin 1980 edhe unë isha i përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik. Ne u përplasëm me një kamion dhe unë luftova për një kohë të gjatë për jetën. Mrekullisht mbijetova dhe kuptova që jeta mund të ndryshojë në çdo moment. Fati jonë përcaktohet nga Zoti. Shpresoj që askush të mos përjetojë kurrë diçka të tillë”, ka shkruar Pacolli.