Pacientja më e re në onkologji ka 22 vjet!

-Hajde nëse do, kalo prej atje, te parkingu, te hyrja kryesore, për shkak se po vjen ministri, nuk guxojmë të lëshojmë askënd.

Kështu disa pacientë nuk u lëshuan të kalojnë në një pjesë në Klinikën e onkologjisë, për shkak se po vinte ministri Bekim Sali. Disa i larguan nga bankat ku qëndronin të ulur.

E gjithë kjo ngjarje u organizua me rastin e blerjes së aparatit të ri. Saktësia e rrezatimit të pacientëve me kancer, do të rritet me aparatin e ri për radioterapi në Klinikën e Onkologjisë, i cili njëkohësisht është edhe kompjuter. Koha e përgatitjes së pacientit për rrezatim shkurtohet dyfish, me çka ulet edhe nevoja për kuadro që mungon në këtë repart.

“Në Onkologji nuk ka listë të pritjes për rrezatim, për shkak se, falë fizikantëve dhe të gjithë atyre që ishin të përfshirë në këtë proces, shumë shpejtë u arrit që të adaptohet hapësira. Shfrytëzuam një bunker, kjo është puna më e shtrenjtë që mund ta bëni, adaptuam një bunker i cili ishte në këtë objekt, me të gjitha matjet më moderne”, tha D-r Nino Vasov, drejtor i Klinikës së Onkologjisë.

Drejtori Vasov paralajmëron se brenda 2-3 muajve duhet të pranohet pacienti i parë për rrezatim edhe në spitalin 8 Shtatori. Por edhe atje mungon kuadro.

“Këto aparate në 8 Shtatori përpiqemi që sa më shpejtë të lëshohen në funksion. Për këtë na duhet kuadro e kualifikuar, jo vetëm aparate, 6 teknikë, dy fizikantë, njëri tashmë e ka përfunduar specializimin, kemi një mjeke që do të punojë atje, dhe na duhet edhe një mjek që kjo qendër të mund të funksionojë“, D-r Nino Vasov, drejtor i Klinikës së Onkologjisë.

Vajza 22 vjeçare është pacientja më e re në Klinikën e Onkologjisë. Numri më i madh i rasteve me kancer janë të moshës 60-70 vjeçare, ndërsa një përqindje e ulët të moshës 40-50. Regjistri i pacientëve me kancer është nga viti i kaluar ndërsa numri i saktë do të dihet në shtator. Nga 3 deri në 6% është rritur përqindja e pacientëve me sëmundje malinje në nivel evropian. Numri i pacientëve gjatë këtij viti pritet të rritet deri në 5.500 për shkak se gjatë pandemisë me Kovid 19 një pjesë e madhe prej tyre nuk i bënin kontrollet e rregullta.

NUMRI I PACIENTËVE ME KANCER:

2018 – 4 300

2019- 3 700

2021- 4 200

2022- 5 500