A do ta njihnit Mike Pompeon po ta takonit tani? (FOTO)

Ish-sekretari i Shtetit i SHBA, Mike Pompeo, po qëndron në vizitë në Shqipëri, tash si përfaqësues i kompanisë Overgas e cila të hënën firmosi marrëveshje me Albgas, në prani të kryeministrit Edi Rama.

Por kalimi i politikanit në biznes nuk është ndryshimi i vetëm te njeriu që dikur ishte edhe shef i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, CIA, njofton Klankosova.tv.


Ai së fundi ka ndryshuar shumë edhe në pamje duke humbur peshë të madhe.

Bëhet fjalë për më shumë se 40 kilogramë që thotë se i largoi falë një praktike të ushtrimeve fizike të përditshme, por jo intensive si edhe kujdesit në ushqim.

Javë më parë, 58 vjeçari i tha gazetës The New York Post se prej 133 kilogramëve ka rënë në 92.

.

 

Disa njohës të dietologjisë, e kanë vënë në dyshim rrëfimin duke vlerësuar se është i pamundur një ndryshim i këtillë vetëm me stërvitje fizike të përditshme, pa qenë ato disaorëshe dhe të shoqëruara me dietë shumë të rreptë në ushqim.


Por një ish-kolegi i Pompeos nga akademia elitare ushtarake “West Point”, kujton se ish-diplomati kishte dalë i sukseshëm atje pikërisht falë fokusimit të madh dhe këmbënguljes, njofton Klankosova.tv.