Pacientët e infektuar, kjo është gjendja në spitalin e Gjakovës

Në Spitalin e Gjakovës janë duke u trajtuar 46 pacientë për COVID-19, ndërsa një prej tyre është në respirator.

Sipas raportit 24-orësh të Spitalit të Gjakovës nga pacientët që po trajtohen, 26 janë të konfirmuar si pozitivë me COVID-19, e 20 janë në pritje të testohen. Nga pacientët 22 janë me oksigjenoterapi, 2 me maskë CPAP dhe një në respirator.

Nga Spitali është njoftuar se janë të infektuar me COVID-19 tre mjekë, 13 infermierë dhe një anëtar i stafit teknik.

Loading...