Koronavirusi mbyll një tjetër çerdhe në Tiranë

Një tjetër çerdhe në Tiranë është mbyllur për shkak të COVID-19.

Bëhet fjalë për çerdhen 42 pranë zonës së njohur si “Oxhaku”, ku disa edukatore dhe pjesëtarë të tjerë të stafit kanë dalë pozitivë në testin e koronavirusit.

Prindërit janë njoftuar nëpërmjet sms-ve që të mos i dërgojnë fëmijët në çerdhe nga e hëna.

Ky nuk është rasti i parë ku kopshtet dhe çerdhet e kryeqytetit mbyllen si pasojë e pranisë së personave të infektuar.

Në qershor në Laprakë u mbyll kopshti n.11, ndërkohë që në zonën e ish-Bllokut u mbyll me urgjencë çerdhja numër 16, si pasojë e infektimit të disa edukatoreve, ndërkohë që pak ditë më parë në Allias u mbyll kopshti n27.

Loading...