Pa rrymë nesër do të jenë banorët e komunave Sopishtë, Butel dhe Qendër

Për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin elektrodistributiv nesër pa rrymë elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të komunave Sopishtë, Butel dhe Qendër, bëjnë të ditur nga QRMK – Shkup.

Në periudhën prej orës 08:30 deri në orën 15:00 pa furnizim me energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e fshatit Gornje e Epërme, nënrrugicat prej 1 der në 15, në Komunën Sopishtë.

Në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 15:00 pa rrymë do të mbesin shfrytëzuesit e lagjes Radishan në rrugën “15” (rruga për fshatin Pobozhjë) nga numri 1 deri në numrin 228, Komuna e Butelit.

Në periudhën prej orës 08:00 deri në orën 15:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Pitu Guli”, Komuna Qendër.