Pa anagazhime në koncerte, Sabri Fejzullahu udhëton në Bullgari për pushime

Sabri Fejzullahu sikurse edhe kolegët e tij, këtë vit kanë pushuar nga performancat  në koncerte e dasma.

Pasi nuk kishin angazhime në këtë drejtim, artistët e kanë shfrytëzuar këtë periudhë për të qëndruar pranë më të dashurve të tyre.

Po ashtu, ata kanë udhëtuar në destinacione të ndryshme për pushime, duke shijuar në maksimum këtë kohë.

Së fundi, Sabri Fejzullahu udhëtoi për në Bullgari bashkë me gruan e tij, Nerën dhe nga atje sollën imazhet e para.

Çifti e nisën ditën e sotme me një fotografi nga Sandanski, ku të dy shfaqen të buzëqeshur.

Ndryshe, “Dy zemra” mban titullin projekti i fundit muzikor nga Sabri Fejzullahu, të cilin e publikoi dy ditë më parë në duet me Hekin.