Nora bën një ndryshim në pamje

Nora Istrefi është një prej artisteve që komentohet shumë për paraqitjet në publik, të cilave u kushton kujdes të madh, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja kohë pas kohe bën disa ndryshime në dukje, ani pse pothuajse asnjëherë nuk e kemi parë teksa ndryshon drastikisht.

Së fundi, ajo ka vendosur ta ndryshojë ngjyrën e flokëve në gështenjë dhe ky ndryshim po i shkonte shumë asaj.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Nora Istrefi është “Dy zemra”, të cilin e solli në bashkëpunim me Butrint Imerin.

Kënga është publikuar më 13 shtator dhe deri tani ka marrë mbi gjashtë milionë klikime në YouTube.