OVL e indinjuar me veprimet e Gërvallës, thotë se po e luan rolin e prokurorit

Me anë të një postimi në Facebook, Klinaku ka thënë se Gërvalla po e luan rolin e prokurorit me deklaratat e saja për UÇK-së, shkruan lajmi.net.

Ai ia ka kujtuar Gërvallës se janë diku rreth 200 ushtarë të UÇK-së të cilët janë vrarë pasluftës.

Postimi i plotë:

Përveç zbulimit dhe dënimit të krimeve dhe masakrave të pushtuesit serb që i ka bërë gjatë luftës në Kosovë e që ndërkombëtarët dhe vendorët nuk janë marrë me to, kemi qenë edhe për zbulimin e të gjitha vrasjeve të pas luftës.

Pa marrë parasysh sqarimin e Gërvalla-Schëartz se citati për UÇK-në nuk ishte i saj, por i gazetarit zviceran, t’i cilësosh vrasjet si politike do të thotë se po luan rolin e prokurorit.

Të mos harrojmë se mbi 200 ushtarë të UÇK-së janë vrarë pas luftës.