Ova e ”Mrekullia në qelinë nr.7” flet për Shqipërinë: Dua të më shkruajë ky këngëtar shqiptar

Nisa Sofiya është një aktore e vogël që ka depërtuar thellë në zemrat e të gjithëve në të gjithë botën. Ajo u njoh për interpretimin e saj në “Adini sen koy” (2016) dhe “7 Kogustaki Mucize” (2019), ku në filmin e fundit ka përlotur gjithë botën me rolin e Ova-s.

Ajo i ka bërë të gjitha për vete, madje pothuajse të gjithë personazhet e famshëm në të gjithë botën. Për herë të parë në një intervistë ekskluzive në “Intervista.al” vjen Nisa…!

-Nisa, shpresoj në radhë të parë të jeni mirë të gjithë me shëndet! Ti si e kalove dhe e përjetove këtë kohën e këtij virusi COVID-19?

-Përshëndetje! Para se gjithash, ju falënderoj shumë për ftesën! Kjo kohë e Covid 19 është një kohë e mirë dhe e keqe për mua. E keqe është se unë nuk mund të shkoj në shkollë. E mira është që të gjithë në karantinë për shkak të covid 19 panë filmin tonë.

-Duke qenë se je akoma në një moshë të vogël, cila është ëndrra jote?

-Dua të bëhem aktore e madhe dhe të përmirësoj aktrimin tim me trajnime.

-Për një vajzë të moshës 9 vjeçare, sa e vështirë ka qenë të marrë pjesë në një film?

-Tani po ju them për herë të parë, zgjedhja për t’u filmuar zgjidhet midis mijëra fëmijëve është më e vështirë sesa të luash në film.

-Në çfarë moshe të është ofruar mundësia e parë për të luajtur një film?

-Roli im i parë në filmin “Locman” kur isha 6 vjeçe.

-Si je ndjerë kur ke luajtur rolin e parë?

-Roli im i parë ishte shumë emocionues, ju shihni 1-2 persona në një aparat fotografik në një ambjent ndryshe, por ka 60-70 persona mbas asaj pamjeje. Ishte shumë ndryshe!

-Prindërit e tu, si janë ndjerë kur të erdhi propozimi për filmin? A ishin kundra apo të kanë mbështetur në çdo hap?

-Meqë fillova me kërkesën e sezonit të 6-të, ata gjithmonë më mbështetën kur erdhi propozimi. Dy projekte erdhën në të njëjtën kohë.

-Tani të dalim pak tek pjesa e preferuar. E kam fjalën për filmin më të fundit “Mrekullia në qelinë numër 7”. Ti me rolin tënd atë të Ova-s, ke prekur zemrat e miliona ndjekësve në mbarë botën, po ti vetë në realitet, sa e ke përjetuar këtë ndjesi të rolit tënd?

-Në të vërtetë, është një ndjesi që nuk kuptohet ndërkohë që filmi po xhirohej, ndjesia merret vetëm kur shikon filmin. Stafi i këtij filmi saten ishte si ligat e kampionëve.(Buzëqesh) Pastaj, të luash në krah të Aras Bulut Iynemli është mrekulli.

-Cila pjesë të ka pëlqyer ty më shumë tek ky film?

-Skena ku kemi bërë karamele me mollë sepse ndërkohë hanim ëmbëlsirat.(Qesh)

-A i njeh shqiptarët, sepse ne jemi një popull që prekemi shumë shpejt nga këto skena filmash?

-Shqipërinë e duam shumë, Turqinë gjithashtu ! Unë mendoj se kemi një kohë shumë të bukur dhe kulturë shumë të ngjashme.

-Shqipëria edhe pse është një vend i vogël, jemi populli më mikpritës dhe shumë të dashur se asnjë vend tjetër. A do e vizitoje ndonjë ditë Shqipërinë?

-Nuk kam qenë asnjëherë në Shqipëri, por do të doja shumë të vija!

-Nëse do kishe një ofertë në Shqipëri për të luajtur një rol tek një film do pranoje?

-Do të isha shumë e lumtur, natyrisht që do të doja të luaja, pse jo!

-Me cilët personazhe të njohur në Shqipëri ke kontakte?

-Ka njerëz që kam shkruar në Instagram: Morena Taraku, Marina Vjollca e shumë të tjerë, por më ka bërë shumë përshtypje artisti Yll Limani dhe tani po pres që të më shkruajë dhe ai.

-Do të na thuash ndonjë gjë që akoma nuk e keni thënë diku tjetër? A do jesh në ndonjë film tjetër apo për momentin akoma jo?

-Seria jonë filloi dhe do vazhdojë.

-Pyetja e fundit. Çfarë do u thuash ndonjë gjë shqiptarëve?

-Unë ju dua shumë. Ju më kushtuat shumë vëmendje, ju faleminderit shumë, patjetër që do të vij për t’ju vizituar.

Kjo ishte intervista jonë dhe për herë të parë folëm pak për Shqipërinë. Shpresoj që një ditë të takohemi nëse vjen në Shqipëri!Faleminderit shumë edhe njëherë që pranove menjëherë ftesën time sapo të kontaktova. Përqafime nga Shqipëria.

-Faleminderit ju edhe njëherë për këtë intervistë që u kënaqa shumë. Kur të vij në Shqipëri ju jeni personi i parë që do telefonoj.Ju dua shumë. Të dua Shqipëri!