Osmani: Vuçiqi po luan lojërat e Putinit në veri të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një ligjëratë në Institutin Austriak për Politika Evropiane dhe Siguri.

Ajo aty është duke folur për sukseset e Kosovës, si rritja e performancës për sundimin e rendit dhe ligjit si dhe synimin e paepur në rrugën evropiane. Ndër të tjera Osmani ka folur edhe për marrëveshjen e arritur me Serbinë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Ajo ka thënë se nëse krahasohet me çfarëdo marrëveshje në 12 vjetët e shkuara të dialogut, kjo marrëveshje është bërë në mes të dy palëve kontraktuese, palëve të barabarta, shteteve të barabarta.

“Neni i parë respekton parimin e integritetit territorial, sovranitetin e të tjera. Në të njëjtën kohë, neni 4 ofron qartë si e zeza mbi të bardhë që Serbia s’duhet ta pengojë pranimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Asnjë”, ka deklaruar Osmani duke shtuar se marrëveshja është ligjërisht e obligueshme edhe pse “ka disa që mund të thonë se s’ka nënshkrime”.