Osmani: Të fuqizohet bashkëpunimi ndërinstitucional në përballimin e pandemisë

Në takim morën pjesë edhe nënkryetari i komunës së Prishtinës, kryesuesi i Kuvendit Komunal, zyrtarë të Drejtorisë për Shëndetësi dhe asaj për Inspekcion, të cilët e njoftuan kryetaren e Kuvendit mbi gjendjen dhe nevojat e identifikuara në terren.

Të dy zyrtarët theksuan se siguria qytetare është primare dhe se duhet fuqizuar bashkëpunimin ndërinstitucional në përballimin e pandemisë.

Kryetarja Osmani potencoi se menaxhimi i situatës me pandeminë duhet të jetë fokus i gjithë spektrit politik dhe se bashkërendimi i nivelit lokal me atë qendror me qëllim të ndërmarrjes së hapave konform vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duhet të vihet në funksion të tejkalimit të kësaj situate.

Osmani dhe kryetari Ahmeti kanë ftuar qytetarët të përmbahen nga daljet e panevojshme dhe t`i respektojnë masat e kërkuara nga institucionet e vendit.​