Osmani takon përfaqësuesin e Partisë së Gjelbër në Zvicër: Miqtë e mirë mbahen gjithmonë pranë

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në vizitë zyrtare të Zvicër. Osmani ka takuar përfaqësuesin e Ueil Leuenberger nga Partia e Gjelbër në Zvicrës për të cilin thotë të jenë dakorduar të vazhdojnë bashkëpunimin dhe se ka falënderuar për atë për mbështetjen që u ka dhënë shqiptarëve në kohët të vështira.

Osmani madje thotë se “Miqtë e mirë mbahen gjithmonë pranë”.

“Miqtë e mirë mbahen gjithmonë pranë. Ueli Leuenberger, nga Partia e Gjelbër në Zvicër, i doli në ndihmë mërgatës sonë në Zvicër me nismën e tij për integrimin e tyre në shoqërinë zvicerane, me ç’rast themeloi Universitetin Popullor Shqiptar. z. Leuenberger u angazhua kaq shumë për të ndihmuar shqiptarët kur pak njerëz besonin në potencialin tonë, e vazhdon të besojë fuqishëm se mundësitë më të mira dhe sukseset më të mëdha i kemi përpara.

Në këtë frymë edhe u dakorduam të kultivojmë tutje bashkëpunimin tonë e unë kisha kënaqësinë që ta falënderojë atë në emër të qytetarëve të Kosovës për mbështetjen e pakursyer që u dha shqiptarëve në kohët më të vështira”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.