Osmani: S’ka asgjë të re në përpjekjet për zgjidhjen e problemit me Bullgarinë (Video)

I pyetur nëse është optimist për zgjidhje të shpejt të mosmarrëveshjeve Shkup-Sofje, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, nuk ishte optimist, shkruan gazeta LAJM. Shefi i diplomacisë në RMV, tha se nuk ka asgjë të re në dialogun që po zhvillojnë palët.

“Ne vazhdojmë në mënyrë konstruktive për të gjetur zgjidhje. Pas takimit që patëm në Romë, kryeministrat inkurajuan ministrat që të vazhdojnë punën. Deri tani s’ka asgjë. Po të ishte vendim që varet nga ne do të mund të jepja vlerësimin tim, ne do të vazhdojmë dialogun, s’ka diçka të re që mund të ndajmë me ju”, tha Osmani.